Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për

0%

Endrit Nika i akuzuar për rastin e vrasjes së argjentinases, Maria Clara Urdangaray, do të përballet përsëri me gjykim në shkallë të parë. Kjo pasi, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, bën të ditur, avokati i tij, Tomë Gashi përmes një postimi në rrjetin Social “Facebook”. “Rasti i z. Endrit Nika kthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka vendosur që çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje”- ka shkruar Gashi përmes një në Facebook. Sipas publikimit të tij, vendimi është i rëndësishëm pasi sipas Gashit e vërteta nuk mund të ndërtohet mbi supozime e paragjykime.

“Ky vendim është i rëndësishëm, sepse në këtë proces penal e vërteta nuk mund të ndërtohet mbi supozime, interpretime apo paragjykime. Ajo duhet të përcaktohet vetëm mbi prova”- thotë tutje, . Kujtojmë që Endrit Nika nga Prokuroria Themelore në Prishtinë po akuzohet se nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë e kishte gjuajtur të dashurën e tij argjentinase.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas dosjes, e kishte nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur tanimë të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Në dosje thuhet se viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe përkundër trajtimit mjekësor ajo kishte ndërruar jetë në QKUK.

Endrit Nika i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, Maria Clara Urdangaray, ishte dënuar me 18 vjet dënim me burg më . Rasti kishte shkuar me ankesë në Gjyaktë të Apelit më datë . Kujtojmë se i akuzuari Endrit Nika më nuk i kishte pranuar akuzat e Prokurorisë rreth kësaj vepre penale. “Jam 100% i pafajshëm”– kishte thënë i akuzuari Endrit Nika.

Nika kishte dhënë versionin e tij lidhur me pretendimet e Prokurorisë në seancat e datës dhe . Ky rast në shkallë të parë është trajtuar nga trupi gjykues në përbërje nga: Gazmend Bahtiri, (kryetar i trupit gjykues), Gëzim Ademi dhe Alltëne Murseli (anëtarë). KALLXO.com më ka publikuar një hulumtim në lidhje me rastin e vrasjes së argjentinases.

Në këtë hulumtim flitet për aferën e 50 mijë eurove në dosjen e aktakuzës për vrasjen në Fushë Kosovë. Në pamje dhe audio incizime flitet për pazare për lirimin nga aktakuza të të akuzuarit Endrit Nika. Në hulumtim u shpërfaqën provat që dëshmojnë se një i zyrtar Policisë qarkulloi paratë e familjes së të dyshuarit tek avokatët.

Dosja e Prokurorisë Sipas aktakuzës së datës , i pandehuri Endrit Nika po akuzohet se më në Fushë Kosovë, në hotel “Sonoma”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën Maria Clara Urdangaray, paraprakisht e ka goditur në vazhdimësi dhe ka tentuar ta shkelë me veturë te parkingu jashtë hotelit.

Më pas në dosje thuhet se pasi që hyn në hotel – në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Endrit Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet e dëmtuara.

Më tej thuhet se nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës i pandehuri Nika e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast tani e ndjera Maria Clara Urdangaray ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.

Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura Endrit Nika nga Prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Burimi: Kallxo