Kapela të njëjta me ato të përdorura në Banjskë dhe në trazirat e

0%

Në një kanal afër Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, i cili përdorej si strehimore, në një thes të zi janë gjetur uniforma, pjesë të uniformës, pajisje dhe kapela. Kapela të njëjta janë parë edhe gjatë protestave të dhunshme të majit të vitit 2023, të zhvilluara në Zveçan.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, i cili tha se, pas konsultimit me prokurorin nuk ka pasur elemente për hapjen e një rasti. Sipas tij, një kapelë të tillë e kishte edhe Veljko Djordjeviq, i cili, sipas Policisë ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë. “Veljko Djordjeviq është personi në të majtë- poshtë.

Ai ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë. Në banesën e tij ishte sekuestruar një sasi armatimi dhe eksplozivi në veri”- deklaroi Elshani. Gjërat e lartpërmendura janë gjetur, të premten (), rreth orës . Ndryshe, Veljko Djordjeviq, është një nga personat e dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në tetor të atij viti, gjatë një aksioni policor në veri, në një bodrum në pronësi të tij u sekuestrua një arsenal armësh, eksplozivi dhe pajisjesh ushtarake. Autoritetet e Kosovës kishin bërë të ditur se ai dyshohet se ndodhet në Serbi.

Sulmi në Banjskë Në orët e para të ditës më , një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer. Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.

Përgjegjësinë për sulmin e po ashtu edhe logjistikën e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është arrestuar më në Beograd. Ai nuk e bëri këtë në mënyrë publike dhe vet por me anë të një letre që e lexoi avokati i tij, Goran Petronijeviq. Madje në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi dhe është lënë i lirë që të hetohet në liri ndërsa vazhdon të jetojë atje. Më nga Prokuroria Speciale e Kosovës është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, mbi të cilët rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje e parasë.

Trazirat në Zveçan Në ditën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e prillit 2023 në katër komuna në veri, u vendosën në ndërtesat komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, serbë lokalë ishin mbledhur për të protestuar kundër marrjes së detyrës nga kryetarët e rinj.

Këto protesta u shndërruan në të dhunshme, pasi grupe huliganësh sulmuan policët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe mediat. Protestat, që nisën më 26 maj, u radikalizuan më 29 maj, sidomos në Zveçan, dhe shënjestër e gurëve, e gjësendeve të tjera të forta e madje edhe e plumbave ishin ushtarët e KFOR-it që ruanin ndërtesën e komunës. Dhjetëra ushtarë të KFOR-it ishin plagosur e lënduar.

Madje, njërit, për shkak të lëndimeve i ishte amputuar këmba. Një raporti i Ministrisë së Jashtme të Kosovës për sulmin terrorist të në Banjskë ka përfshirë prova të personave që dyshohet se i përkisnin grupit.

Burimi: Kallxo