Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram,

0%

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot vazhdojnë me bllokadën, pasi nuk morën zgjidhje për çmimin e grumbullimit të specave ajvarka. Kërkesa e tyre kryesore është që klasa e parë e kësaj kulture bujqësore të grumbullohet me çmim prej 50 denarësh për kilogram.

Prodhuesit theksojnë se me kushtet aktuale të grumbullimit vështirë mund t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit, veçanërisht duke pasur parasysh investimet në materialin farëror, punimin e tokës, mbrojtjen e kulturave, ujitjen dhe fuqinë punëtore. Bllokada është vazhdim i pakënaqësisë që në periudhën e kaluar e shprehën bujqit e rajonit të Strumicës.

Ata kërkojnë që çmimi i grumbullimit të përcaktohet në mënyrë që të sigurojë rentabilitet ekonomik për prodhuesit. Ajvarka është ndër produktet më të rëndësishme bujqësore në Strumicë, ndërsa sezoni i grumbullimit ka rëndësi të veçantë për një numër të madh familjesh bujqësore në rajon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bujqit paralajmërojnë se do të vazhdojnë me presionin derisa të marrin përgjigje konkrete për kërkesën e tyre për 50 denarë për kilogram për klasën e parë.

Burimi: Telegrafi