Kamioni del në korsinë e kundërt dhe përplaset me 4 automjete në

0%

Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në zonën Kadinhani, në provincën e Konias, në Turqi. Aksidenti ndodhi në autostradën Konia-Afion Karahisar, kur një kamion kaloi në korsinë e kundërt të qarkullimit dhe u përplas me katër automjete që ishin ndalur në semafor.

Sipas mediave turke, dyshohet se drejtuesi i kamionit humbi kontrollin e mjetit, me gjasë për shkak të një defekti në frena. Kamioni fillimisht kaloi nga korsia e djathtë në atë të majtë dhe më pas hyri në korsinë e kundërt, ku shkaktoi përplasjen.

Nga aksidenti humbi jetën një 65-vjeçar, drejtues i njërit prej automjeteve, ndërsa 10 persona të tjerë mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Momenti i përplasjes është regjistruar nga kamera e një automjeti tjetër që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. PAMJE Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com