Shqetësohet për problemet e talentit Karl

0%

Sulmuesi anësor është ende në një rrugëtim të gjatë drejt rikthimit në formën e plotë pas dëmtimit të muskulit të kofshës, të pësuar para Kupës së Botës me Gjermaninë. Gjatë seancës së sotme rehabilituese, gazetari Manuel Bonke, ka filmuar Lenart Karl duke hasur vështirësi në qendrën stërvitore të Bajernit, “Sabener Shtrase”.

Talenti i Bajernit prekte shpesh shpinën gjatë vrapimeve rreth fushës dhe në shumë raste shfaqte shenja dhimbjeje. Karl dhe shoku i tij i skuadrës, Serxh Gnabri, vijojnë të jenë nën një ngarkesë të kontrolluar stërvitore dhe janë pas Jamal Musialës, Alfonso Dejvisit dhe Ismael Saibarit në procesin e rikuperimit.

Siç është raportuar më herët, Bajerni dhe lojtari nuk duan të marrin asnjë rrezik të panevojshëm me Karlin për të shmangur përkeqësimin e dëmtimit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot