Manchester City ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, me vlerë 45 milionë euro, për mesfushorin spanjoll Rodri. Klubi anglez është i hapur për shitjen e 30-vjeçarit gjatë kësaj vere, por kërkon një shumë dukshëm më të lartë.
Sipas raportimeve, City vlerëson kartonin e Rodrit me mbi 70 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të japë dritën jeshile për transferimin e tij për një ofertë më të ulët. Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj, çka ka shtuar spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Barcelona mbetet e interesuar për transferimin e mesfushorit spanjoll dhe, ndonëse oferta e parë është refuzuar, negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë. Megjithatë, katalanasit do të duhet ta rrisin ndjeshëm ofertën nëse synojnë të bindin Manchester Cityn për të lejuar largimin e Rodrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
