Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Ambasada e

0%

Tre bashkatdhetarë tanë ndërruan jetë në një aksident fatal në Regensburg të Gjermanisë. Tre shtetas të Kosovës, me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt, u aksidentuan për vdekje derisa po ktheheshin nga Kosova. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, shkroi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Burimi: Bota Sot