Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mospropozimin e një emri për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Mustafa ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk duhet të ndërlidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Edhe pse nyja e problemit qëndron te gjetja e zgjidhjes për presidentin, vlerësoj se konstituimi i Kuvendit nuk ka arsye të lidhet me çështjen e Presidentit”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, para se të procedohet me zgjedhjen e presidentit, duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Mustafa ka vlerësuar se veprimi i Kurtit krijon përshtypjen e një presioni ndaj partive opozitare. “Veprimi i z. Kurti lë më shumë përshtypje për presion ndaj opozitës dhe për adresim të fajësisë sipas kuteve të tij”, ka deklaruar ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
