Inspektorati komunal i Ndërtimit ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Ferizajt ndaj E. F., të gjobitur dy herë, për vazhdimin e mbindërtimit në objektin nëntëkatësh në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Feriz Hyseni, udhëheqës i Sektorit për Inspektime në Komunën e Ferizajt, i ka njoftuar nëpërmjet një letre elektronike disa qytetarë të ankuar, rrjetin e organizatave joqeveritare, Avonet, që publikisht ka alarmuar për mbindërtimin dhe Inspektoratin Qendror të Punës, për dërgimin e lëndës në organin e hetimeve.
“Inspektorati (komunal, v.j.) i Ndërtimit ka dalë në terren për të verifikuar pretendimet tuaja. Gjatë inspektimit është konstatuar se investitori nuk ka respektuar vendimin për ndërprerjen e punimeve.
Si rezultat i këtij konstatimi, është përpiluar kallëzim penal ndaj investitorit, i cili është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt për procedim të mëtejmë”, shkruan në letrën elektronike të Hysenit, dërguar të hënën () në ora . Përmbajtjen e emailit të kryeinspektorit komunal e ka konfirmuar për Kallaxo.com edhe Komuna e Ferizajt.
Kallxo.com i ka dërguar të mërkurën () Prokurorisë Themelore të Ferizajt pyetje për ta konfirmuar kallëzimin penal të Inspektoratit Komunal të Ndërtimit dhe për masat që janë ndërmarrë, por nuk ka marrë përgjigje as pas kërkesës përkujtuese me shkrim të enjten (). Përgjigje zyrtare ekipi i Kallxo.com nuk ka marrë as nga zyrtarët e administratës në objektin e organit hetues në Ferizaj.
Prokuroriae Ferizajt deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer për përgjigje. Për vazhdimin e mbindërtimit në objektin me tejkalim të kushteve të lejes edhe pas ndërtimit mbi një dekadë më parë – sikur se ka konfirmuar javën e kaluar drejtori i Urbanizmit i Komunës së Ferizajt, Arbër Bytyçi, edhe pas shqiptimit të dy gjobave nga Inspektorati komunal i Ndërtimit – kishte raportuar Kallxo.com, duke pasqyruar dallimin e gjendjes në terren me fotografi të shkrepura gjatë datave të ndryshme .
Shqetësimin e ka përsëritur të martën () edhe Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i Avonetit, . “Mbi këtë fakt dhe mbi këtë të drejtë që ka Inspektorati, Prokuroria Themelore e Ferizajt duhet të veprojë në mënyrë urgjente në këtë rast, sepse edhe duhet ta marrë çështjen më seriozisht, por edhe duhet të marrë masa rigoroze për shkak se personi në fjalë, ose më saktë përfaqësuesi në fjalë nuk e zbaton asnjë vendim të institucionit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi për Kallxo.com.
Ai ka thënë se ndërtuesi po mundohet t’i vërë në lajthitje institucionet, duke ndërtuar gjatë ditëve të fundjavës. “Për ne kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Gashi.
Vazhdimin e punimeve në objektin kolektiv të banimit dhe afarizmit se inspektorët e tij kanë dalë në terren dhe ia kanë ndalë punimet familjes Ferati për shkak të “rrezikut serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës”, duke iu referuar parregullsive të konstatuara te vinçi, tashmë i lidhur me shiritin e verdhë.
“Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftimin që Inspektorati i të Punës e ka publikuar të hënën pasdite.
Në një përgjigje me shkrim për Kallxo.com, Kaltrina Cakolli, zëdhënëse e Inspektoratit Qendror të Punës (IQP), ka thënë se IQP-ja e ka përgjegjësi ligjore vetëm mbikëqyrjen e fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe marrëdhënien e punës.
“IQP ka ndërmarrë veprimet ligjore sipas kompetencës së tij, ndalimin e punimeve, ku është vendosur edhe shiriti zyrtar, si masë administrative urgjente për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve dhe personave te tretë”, ka thënë Cakolli në përgjigjet me shkrim, duke shtuar se “ndalimi do te mbetet në fuqi deri në ndërmarrjen e masave për eleminimin e rreziqeve te sigurisë dhe shëndetit në punë të konstatuara me procesverbalin inspektues”.
