Kurti: Kur të kemi marrëveshje me LDK-në do të ketë edhe material për

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto takime nuk përbëjnë lajm. Sipas tij, kur të ketë marrëveshje me këtë parti, do të ketë edhe material për lajme.

Kështu është deklaruar ai në pyetjet e gazetarëve mbi pritjet për takimin që do të mbahet sot. “Kur të ka kemi marrëveshje politike, nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK nuk janë më lajm, janë përpjekje normale për t’i konstituuar sa më shpejt institucionet e legjislaturës së 11-të”, ka thënë ai. Ndërkaq, Abdixhiku ka thënë se do të deklarohet pas takimit.

Kurti e Abdixhiku mbajtën takime edhe ditë më parë, por rezultuan pa marrëveshje për formimin e institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha