Vëllai rrah vëllain për 45 euro në Prishtinë – babai ndërhyn për ta

0%

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve ka eskaluar në dhunë fizike në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku shkak dyshohet të kenë qenë vetëm 45 euro. Sinjali mëson se i dyshuari është Rr. K rreth 22 vjeçar ndërsa viktimë J. K. rreth 25 vjeçar. Sipas burimeve, Policia është njoftuar rreth orës se disa persona po përlesheshin në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë takuar dy vëllezërit dhe babanë e tyre. Viktima ka deklaruar se kishte dalë për ta ndaluar vëllain, pasi dyshonte se ky i fundit ia kishte marrë 45 euro nga kuleta. Fillimisht mes tyre kishte pasur debat dhe shkëmbim fjalësh, por situata kishte dalë jashtë kontrollit. Sipas denoncimit, Rr.

K. dyshohet se e ka goditur vëllain me grushte në kokë, e më pas edhe me shqelma, derisa dhuna është ndërprerë vetëm pas ndërhyrjes së babait të tyre, i cili kishte arritur t’i ndajë. Për rastin është njoftuar Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Departamentit për Dhunë në Familje, është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com