Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka thënë se LDK-ja ka vullnet për themelimin e institucioneve. Sipas tij, kjo bëhet kur ka gatishmëri për kompromis. Postimi i plotë: Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve.
Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi.
