“Lamtumirë, Lorik” – familjari me fjalë prekëse pas aksidentit fatal

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar se një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të rëndë me motoçikletë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës. Viktima është Lorik Deci, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe një familjar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. “Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën.

Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve”, thuhet në postim. Familjari ka shkruar se Loriku do të kujtohet gjithmonë me respekt, për buzëqeshjen dhe kujtimet që ka lënë pas, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen Deci, të afërmit dhe miqtë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur 38-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal. Aksident fatal në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari nga Kosova Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com