Trump urdhëron kufizimin e shtetësisë amerikane të bazuar në lindje

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar dy urdhra ekzekutivë në një përpjekje të re, por me fushëveprim më të ngushtuar, për kufizimin e shtetësisë së bazuar në lindje, duke sfiduar edhe një herë një dispozitë të Kushtetutës së SHBA-së edhe pse Gjykata Supreme ia ka hedhur poshtë përpjekjen e mëparshme, raporton Reuters .

Kufizimi i shtetësisë së bazuar në lindje ka qenë një nga prioritetet kryesore në goditjen e presidentit republikan ndaj imigracionit, me Shtëpinë e Bardhë që po synon veçanërisht atë që e quan “turizëm lindjeje”, ku të huajat shtatzëna udhëtojnë në SHBA për t’i lindur fëmijët.

Pas pengesës së 30 qershorit në Gjykatën Supreme, Trump i ka bërë thirrje Kongresit të veprojë, por të enjten, sipas kohës lokale amerikane, ai zgjodhi të nxirrte urdhra ekzekutivë, të cilët përcaktojnë politikat, por nuk kanë të njëjtën peshë si ligjet e miratuara nga Kongresi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata Supreme e kishte rrëzuar si jokushtetues urdhrin ekzekutiv të mëparshëm të presidentit Trump, i cili synonte një gamë të gjerë emigrantësh në vend që po qëndronin kundërligjshëm ose përkohësisht.

Administrata argumenton se direktiva e re bie jashtë fushëveprimit të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi kërkon të riinterpretojë përjashtimet e ngushta historike nga shtetësia në lindje dhe të zgjerojë se kush nuk është i kualifikuar.

“Kjo praktikë e turizmit të lindjes, që nga nënshkrimi i këtij urdhri, është e ndaluar me këtë,” ka thënë ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, në ceremoninë e nënshkrimit të së enjtes në Zyrën Ovale.

Qendra për Studime të Imigracionit, e cila mbështet nivele më të ulëta të imigracionit, vlerësoi në një analizë në vitin 2020 se midis 20 mijë dhe 25 mijë nëna shkuan në SHBA për turizëm lindjeje në një periudhë njëvjeçare ndërmjet viteve 2016 dhe 2017. Në SHBA më 2025 u regjistruan 3.6 milion lindje.

Urdhrat ekzekutivë gjithashtu kufizojnë të drejtat e fëmijëve të lindur nga punonjës të qeverisë së huaj në SHBA dhe fëmijët e njerëzve që klasifikohen si armiq të huaj. Urdhrat mund të ndikojnë gjithashtu tek njerëzit e lindur në territoret e SHBA-së, nëse Kongresi miraton ligjin e propozuar për t’i dhënë fund shtetësisë automatike atje.

Urdhrat e rinj të presidentit Trump ka të ngjarë të përballen me sfida ligjore. Ekspertët ligjorë kanë thënë se është e paqartë se çfarë efekti mund të kenë dhënë urdhrat ekzekutivë në vendimin e Gjykatës Supreme, ndërsa avokatët e imigrantëve e quajtën përpjekje për ta shmangur vendimin e gjykatës së lartë. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo