Prokuroritë Themelore të Kosovës ngritën 24 aktakuza brenda një dite

0%

Në 24 orët e fundit, në të gjithë Kosovës janë ngritur 24 aktakuza, njofton Prokurori i Shtetit. Këto 24 aktakuza janë ngritur nga Prokuroritë Themelore në Kosovë më ndaj 47 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 24 persona për 48 orë, dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktim të paraburgimit për 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur vetëm një aktakuzë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 7 persona të dyshuar për vepër penale, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 3 persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar 1 kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj 1 personi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar 5 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar 1 kërkesë përcaktimin e masës se paraburgimit ndaj 4 personave dhe janë ngritur 5 aktakuza ndaj 5 personave dhe me urdhër të prokurorit të shtetit 2 trupa të pajetë janë dërguar për obduksion në IML.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur 8 aktakuza ndaj 10 personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 3 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person, si dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona. Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

Burimi: Kallxo