Tottenham i bën “dhuratën e jetës” talentit të Shqipërisë

0%

Paraqitjet mbresëlënëse në Premier League-n angleze për moshat kanë dhënë efektin që pritej për Armend Muslikën. Talenti i Shqipërisë ka firmosur kontratën e parë si profesionist me Tottenham dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje të re. 17-vjeçari pati një sezon shpërthyes duke shënuar plot 15 gola dhe asistuar 4 të tjerë, statistika këto që nuk kanë mbetur pa u shpërblyer nga drejtuesit e klubit anglez që e shohin Muslikën një aset të çmuar për të ardhmen.

Jo më kot, ai është etiketuar si një “demon” i goditjeve të dënimit, pasi një sërë golash të shënuar prej tij kanë ardhur nga ky pozicion.

Burimi: Bota Sot