Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në Gjakovë, pasi një grua denoncoi bashkëshortin e saj për dhunë të vazhdueshme fizike, ndërsa gjatë ndërhyrjes Policia i sekuestroi edhe një armë zjarri. Sinjali mëson se i dyshuari është D. Gj. 45 vjeçar, ndërsa viktimë F. Gj. 46 vjeçare.
Sipas burimeve, viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme, duke e goditur me shuplaka gjatë muajve mars dhe korrik të këtij viti. E frikësuar se dhuna mund të përshkallëzohej dhe se mund të pësonte lëndime edhe më të rënda, ajo ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici.
Pas ndërhyrjes në shtëpinë e çiftit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një pistoletë TT 7.62 (M57), një karikator dhe fishekë të kalibrit 7.62×25 mm. Viktima ka refuzuar strehimin emergjent dhe është larguar për të qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, D.
Gj. është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedurat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
