Kolona deri në një orë pritje, ja gjendja në pikëkalimet kufitare

0%

Mërgimtarët dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta.

Pritje më të gjata janë evidentuar edhe në Merdarë, ku në dalje nevojiten deri në 40 minuta, ndërsa në Hanin e Elezit pritjet arrijnë në rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Në shumicën e pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, pritjet janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë pritjet janë rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Qafën e Prushit ato variojnë nga 1 deri në 3 minuta në hyrje dhe 1 deri në 2 minuta në dalje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com