Kur pa se shtëpia, nga të gjitha anët, i ishte rrethuar nga vrasës, piromanë e narkomanë të Serbisë, Hasan Ramadani – Maçastena vetvetes i tha: “Mos u frikëso, as mos u ligështo, por lufto dhe qëndro!
Se nuk ke ku të shkosh; kjo farë e fëlliqur të përzuri edhe nga Maçastena e Shqipërisë së vjetër, e nuk ke atdhe tjetër.” Syrit i tha: “Mirë shënjestro!” Dorës i tha: “Mos u dridh, por godit si të godiste topi, nëse në deje ke gjak Kastrioti!” Dragoi iu përmbajt premtimit. Luftoi me orë të tëra, i ndihmuar nga e bija, Fidajetja, si dikur Demë Ahmeti nga Ajetja.
Në orët e mëngjesit u dha lajmi se u vra Hasan Ramadani, që nuk pranoi nënshtrim, as pranga. Sa herë vjen shtatë gushti, përveç njerëzve, edhe zogjtë e malit e kujtojnë këtë burrë trim, që i mbeti besnik amanetit të heroit Ali Ajeti. Hasan Ramadani ra në altarin e lirisë, duke mbrojtur fortifikatën e tij në Albanik nga korbat e pafe dhe të paatdhe të Serbisë.
Kështu, babë e bijë, me armë në duar, hynë në histori, duke i lënë Llapit dhe Kosovës, si trashëgimi, nder, shkëlqim e krenari! ARIF EJUPI Gjenevë,
