UEFA ka konfirmuar dy ndryshime të rëndësishme në rregullore, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të zbatohen që nga sezoni 2026/27 në të gjitha garat evropiane për klube. Ndryshimi i parë ka të bëjë me kartonët e verdhë. Nga tani, një futbollist do të pezullohet automatikisht pas katër kartonëve të verdhë, dhe jo më pas tre, siç ishte rregulli i deritanishëm.
Pas pezullimit të parë, ndëshkimet e tjera do të vijnë pas çdo numri çift kartonësh të verdhë, përkatësisht pas kartonit të gjashtë, të tetë e kështu me radhë. Ndryshimi i dytë lidhet me kronometrin në stadium. UEFA ka hequr rregullin që ndalonte orën zyrtare në minutat dhe .
Nga sezoni i ri, kronometri do të vazhdojë të ecë edhe gjatë kohës shtesë, duke shfaqur minutat e shtuara në mënyrë të ngjashme me atë që përdoret prej vitesh në futbollin anglez. Këto ndryshime synojnë të modernizojnë rregulloret e garave evropiane dhe të ofrojnë më shumë qartësi si për futbollistët ashtu edhe për tifozët gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
