Partizani mund Elbasanin në miqësore

0%

Partizani mund Elbasanin në miqësore! Partizani ka arritur një fitore 3-1 përballë Elbasanit në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”. Sfida u zhbllokua pas dhjetë minutash lojë nga Keko, ndërsa Sidibe dyfishoi shifrat në pjesën e dytë me një penallti të fituar nga Skuka.

Verdheblutë ngushtuan shifrat me golin e shënuar ngaArdit Nikaj, ndërsa Doumbia mbylli të gjitha llogarite për një fitore 3-1 të të kuqve.

Burimi: Bota Sot