Trump nis projektin e parë të rindërtimit në Gazë

0%

Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës ka dhënë kontratën e parë të ndërtimit në territorin e shkatërruar nga lufta.

Sipas The Guardian, kontrata i është dhënë kompanisë amerikane Arkel International dhe parasheh ndërtimin e një baze ushtarake me kapacitet për rreth 150 persona, e cila do të shërbejë për strehimin e trupave marokene në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

Megjithatë, zyrtarë të Bordit të Paqes kanë bërë të ditur se kontrata ende nuk është finalizuar dhe se ajo është pjesë e një pakete projektesh që po përgatiten për të ardhmen e Gazës. Bordi kryesohet nga Donald Trump dhe përfshin në udhëheqje edhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, si dhe Steve Witkoff.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimit, baza ushtarake do të ndërtohet rreth 1.6 kilometra nga kufiri me Izraelin dhe do të ketë një rrugë të shpejtë evakuimi. Ajo pritet të shërbejë si pikë mbështetëse për kontingjentin maroken, i cili do të zëvendësohet me rotacion.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Trump deklaroi se Hamasi kishte pranuar të çarmatoset, ndërsa Izraeli ka kundërshtuar planin dhe ka vazhduar sulmet ajrore në Gazë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com