Rrahje mes të miturve te Park Plaza në Podujevë, s’dihet për të

0%

Një rrahje mes disa të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme te Park Plaza në Podujevë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në përleshje janë përfshirë disa persona të mitur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Për momentin nuk dihen shkaqet e incidentit dhe as nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe detajeve të tjera për rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com