Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar një 31-vjeçar nga një situatë e rrezikshme në Parkun e Lirisë në Ferizaj. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur Policia është njoftuar se një person po tentonte t’i bënte keq vetes dhe dyshohej se kishte me vete një armë zjarri.
Pjesëtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal kanë kontaktuar menjëherë me të dhe kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm, duke arritur ta qetësojnë dhe ta bindin që armën ta vendoste në një vend të sigurt deri në mbërritjen e patrullave. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta largojnë pistoletën, të cilën personi e kishte pranë vetes në një stol.
Më pas, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe trajtim nga ekipi i Emergjencës. Për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët, ndërsa Policia ka konfiskuar armën e zjarrit së bashku me gjashtë fishekë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
