Shpërndaje në: Tre qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani në një aksident të enjten, ka njoftuar një i afërm i tyre. Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur teksa tre kosovarët po ktheheshin nga Kosova. Në Gjermani gjatë ditës është raportuar për një aksident të rëndë në autostradën A3 në Bavari. Sipas raportimeve, vetura ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hekurudhë.
Ajo s’është përplasur me tren, por të tre personat në veturë kanë humbur jetën. Mediat atje nuk kanë treguar shtetësinë e të vdekurve. Aksidenti ka ndodhur të enjten në mëngjes.
