Barcelona anulon miqësoren në Marok

0%

Barcelona ka vendosur të mos zhvillojë ndeshjen miqësore të planifikuar për më 15 gusht në qytetin maroken të Tangierit, pavarësisht se ky vendim i kushton klubit katalanas rreth 4.5 milionë euro.

Sipas ‘El Mundo Deportivos’, vendimi është marrë pas tensioneve të krijuara nga ngjarjet e fundit në Ceuta, ku mbi 70 mijë shtetas marokenë hynë në mënyrë të paligjshme në qytetin autonom spanjoll, duke shkaktuar një krizë mes dy vendeve.

Burime pranë organizatorëve kanë bërë të ditur se rrethanat aktuale nuk konsiderohen të përshtatshme për zhvillimin e një ndeshjeje të tillë, për shkak të situatës së krijuar gjatë javës së fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës, në bashkëpunim me trajnerin Hansi Flick, kanë vendosur të heqin dorë nga udhëtimi në Marok dhe po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një tjetër ndeshjeje miqësore përpara nisjes së sezonit të ri në La Liga.

Edhe pse anulimi i sfidës i privon katalanasit nga një përfitim financiar prej rreth 4.5 milionë eurosh, klubi ka zgjedhur t’i japë përparësi sigurisë së futbollistëve dhe stafit teknik në një moment të ndjeshëm politik dhe diplomatik.

Burimi: Bota Sot