Xhaka para sezonit të ri: Të luftojmë për njëri-tjetrin

0%

Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje me Sunderlandin dhe u ka dërguar një mesazh emocional tifozëve të klubit anglez para nisjes së sezonit të ri. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane iu bashkua të enjten skuadrës, pas pushimit që kishte marrë pas angazhimeve me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka falënderoi tifozët për mbështetjen dhe kujtoi momentet e veçanta të përjetuara me ta. “Ne krijuam kujtime që do të mbeten me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita dhe këngët tuaja janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë”, ka shkruar ai.

Xhaka shtoi se tashmë nis një sezon i ri, me ëndrra dhe sfida të reja, por me të njëjtin simbol dhe të njëjtin pasion. “Le ta vlerësojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të mëparshmin. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar mesfushori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Xhaka pritet të ketë sërish rol të rëndësishëm te Sunderlandi, ndërsa gjatë verës raportohet se ai refuzoi një kalim të mundshëm te Chelsea. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com