Shpërndaje në: Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa “Remi”, ka thënë se PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re. Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se “Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike”.
“PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik. Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën.
Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror”, ka shkruar Mustafa.
