Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga viti në vit po shtohen aksidentet në linjat hekurudhore, kërkohen masa urgjente për sigurinë në vendkalime “Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti. Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. / Telegrafi
