Sulme me raketa dhe dronë në Jemen, të paktën 38 ushtarë të vrarë

0%

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, ku mbetën të vrarë të paktën 38 persona. Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Sareh, tha se operacioni kishte në shënjestër përqendrimet e forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite.

Sipas tij, sulmet goditën pozicione në Al-Ruwaiq, Al-Abr dhe Al-Thaniyya, ndërsa u pretendua se janë vrarë ose plagosur qindra luftëtarë dhe janë shkatërruar kampe, depo armësh e automjete. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Burime mjekësore i thanë AFP-së se të paktën 38 pjesëtarë të ushtrisë qeveritare u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën.

Ky është numri më i lartë i viktimave që nga armëpushimi i vitit 2022. Një zyrtar ushtarak bëri të ditur se në shënjestër ishin kampe në provincat Marib dhe Hadramout, pranë kufirit me Arabinë Saudite. Përleshjet mes Huthive dhe forcave të mbështetura nga Riadi janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, pas një periudhe disa-vjeçare të uljes së armiqësive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Misioni diplomatik amerikan në Jemen dënoi sulmet dhe shprehu ngushëllime për familjet e ushtarëve të vrarë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com