Ekskluzive: Ekstradohet nga Spanja Dukagjin Nikollaj, i dyshuari për

0%

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se Dukagjin Nikollaj ishte një nga personat e dyshuar për përfshirje në përleshjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Kastriot Ramadani, ndërsa u plagosën dhe u lënduan edhe 17 persona të tjerë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Dukagjin Nikollaj tashmë është ekstraduar nga Spanja në Kosovë dhe ndodhet në Prishtinë. Rasti kishte ndodhur më në rrugën “Xheladin Hana”, pas një mosmarrëveshjeje në lokalin e njohur “Bon Vivant”, ku dyshohet se mes disa personave ishin përdorur edhe armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, Kastriot Ramadani kishte humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit. Po ashtu, 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 gra, kishin marrë lëndime nga thyerja e gotave dhe shisheve të qelqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është 39-vjeçari që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë në Bon Vivant Sinjali kishte mësuar se Nikollaj dyshohej se ishte përfshirë në shkrepjen e armëve dhe se kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kishin ndërmarrë veprime të shumta hetimore për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij.

Në mesin e të dyshuarve për rastin ishin përmendur edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Pajaziti kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër për ndalim, ndërsa të dyshuarit e tjerë ishin arrestuar dhe ndodheshin nën përkujdesje policore.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante policore dhe njësia K-9, ndërsa ishin gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Autoritetet kompetente pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të intervistimit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore ndaj Nikollajt.

Ekskluzive: Ky është i shumëkërkuari dhe dy të tjerët që u përfshinë në krimin e rëndë në ‘Bon Vivant’ Vrasja në Bon Vivant, Policia me bilanc: 17 të lënduar, katër të dyshuar të plagosur – i dyshuari tjetër në arrati Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com