Pretendimet për aferë lidhur me legalizimet në Prishtinë, Prokuroria

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se është duke e trajtuar kallëzimin penal që është dorëzuar lidhur me pretendimet për përfshirje të shefit të kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Florent Maliqi, në një aferë të dyshuar korrupsioni që lidhet me procesin e legalizimeve në kryeqytet.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se kallëzimi është pranuar dhe se rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju konfirmon se është pranuar kallëzimin penal për çështjen në fjalë.

Prokuroria është duke e trajtuar këtë kallëzim në përputhje me procedurat e parapara ligjore”– thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Florent Maliqi, shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, po përballet me pretendime për përfshirje në një aferë të dyshuar korrupsioni që lidhet me procesin e legalizimit të disa objekteve në kryeqytet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, ai ka refuzuar të flasë para kamerës së KALLXO.com lidhur me këto pretendime. Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi më një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, të shoqëruar me materiale në të cilat pretendohet se Maliqi ka zhvilluar komunikime me disa persona për çështje të legalizimeve në Prishtinë, ku përmenden edhe shuma deri në 30 mijë euro.

Këto materiale të publikuara fillimisht në rrjete sociale kanë arritur edhe në adresë të KALLXO.com . Në materialet e dorëzuara në Prokurorinë Speciale përmendet edhe emri i kryetarit Rama. Sipas pretendimeve të paraqitura, për disa procese legalizimi, në emër të Ramës janë kërkuar shuma që arrijnë deri në 30 mijë euro.

Po ashtu, në të njëjtat materiale pretendohet se Maliqi gjatë kohës sa drejtonte Drejtorinë e Urbanizmit është shprehur se i kishte sjellë Përparim Ramës përfitime të konsiderueshme financiare dhe se, për këtë arsye, më pas ishte emëruar shef i kabinetit të tij. Sipas përmbajtjes së materialeve, komunikimet janë zhvilluar me një person me të cilin Maliqi kishte raporte të afërta.

Edhe pse KALLXO.com e ka kontaktuar dhe e ka pritur për disa orë në Komunën e Prishtinës, Maliqi nuk ka pranuar të japë deklaratë para kamerës për këto pretendime.

Ndërkaq, të shtunën (), Maliqi, përmes një deklarate për media të lëshuar nga zëdhënësja e Kryeqytetit, i ka mohuar akuzat për korrupsion që janë ngritur ndaj tij, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pjesë e një fushate denigruese. Raportimi i plotë:

Burimi: Kallxo