178 km/h në zonën ku lejohej 60, Policia gjobit shoferin në Shtime

0%

Një shofer është gjobitur me 500 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës, pasi është kapur duke qarkulluar me 178 kilometra në orë në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h.

Rasti është evidentuar më , rreth orës , në rrugën transitore, në segmentin Davidovc–Belincë në Komunën e Shtimes, gjatë kontrolleve të shtuara të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor. Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, shoferi A.M., 49 vjeç, ishte duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, kur u evidentua se po tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme kufizimin e shpejtësisë.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndërsa i është caktuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Burimi: Bota Sot