VLEN i reagon Bujar Osmanit: Gjuha shqipe figuron në tabelën kufitare

0%

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani shprehu shqetësim, duke pretenduar se në Tabanoc janë vendosur tabela shtetërore pa gjuhën shqipe. “Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc. Ndoshta dikush mendon se po e shoh këtë si mundësi për opozitarizëm.

Sinqerisht, sot nuk kam as vullnet e as dëshirë për politikë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Sepse gjuha shqipe nuk është e një partie. Është e jona. Është ajo që na tregon se edhe ne i përkasim këtij shteti, se edhe ky shtet është i yni. Po ju drejtohem edhe juve që e keni mbështetur VLEN-in. Po ju drejtohem edhe miqve të mi maqedonas që po heshtin.

Sot po hiqet prezenca jonë nga dyert e shtetit. A do ta normalizojmë këtë marrëzi?”, shkroi Osmani. Pas këtij reagimi, ka ardhur kundërpërgjigjja e VLEN-it, i cili i hodhi poshtë pretendimet e Osmanit, duke i cilësuar ato si dezinformim, ata kanë publikuar foto dhe video se gjuha shqipe figuron në Tabelën në vendkalimin kufitar Tabanocë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Bujar Osmani sot ngriti alarm për ‘zhdukjen’ e gjuhës shqipe në Tabanoc. Ndërkohë, pamjet nga vendkalimi kufitar tregojnë të kundërtën. Gjuha shqipe është aty, e vendosur dhe e respektuar, ashtu siç duhet. Më pak dezinformim, më shumë fakte” , thuhet në reagimin e VLEN-it.

Burimi: Bota Sot