Skuadra e Hajdukut është në epërsi me rezultat 1:3 ndaj Zhalgirisit nga Lituania, në ndeshjen e rrethit të tretë të kualifikimeve për Conference League në futboll.
Në minutën e 56-të, Shotiçek dhe Adrion Pajaziti zhvilluan një kombinim të shkurtër nga goditja e këndit, ndërsa shqiptari hyri në zonën e rreptësisë dhe me një goditje fantastike nga kënd i ngushtë shënoi, duke e rritur epërsinë e “Të Bardhëve” në 1:3. Futbollisti Pajaziti po tregon formë të mirë me gjigantin kroat. Hajduku synon hyrjen në fazën e Grupeve në Conference League.
