Vinicius rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

0%

Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite të tjera. Sulmuesi brazilian ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me klubin madrilen, e cila do ta mbajë të lidhur me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2032. Marrëveshja e re është gjashtëvjeçare dhe konfirmon besimin e plotë që Real Madridi ka te një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Pas javësh spekulimesh për të ardhmen e tij, Vinicius ka vendosur të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm. Me rinovimin e kontratës, Real Madridi siguron shërbimet e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa 25-vjeçari pritet të mbetet një nga figurat kryesore të projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com