Arsenali raportohet se po përgatit një lëvizje befasuese për të transferuar objektivin kryesor të një rivali në Ligën Premier, në rast se dështon të sigurojë shërbimet e Vinicius Junior.
Pas javësh negociatash, “Topçinjtë” duket se kanë arritur më në fund marrëveshje për objektivin e tyre kryesor, Bruno Guimaraes, pasi kanë rënë dakord me Neëcastle United për një transferim me vlerë rreth 87 milionë euro.
Mesfushori pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se të firmosë një kontratë që, sipas raportimeve, do ta mbajë në “Emirates” deri në vitin 2031.
Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, Arsenali pritet ta përqendrojë vëmendjen te bashkëlojtari i Guimaraes te Brazili, Vinicius Junior, i cili vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi gjatë kësaj vere.
Bruno Guimaraes kalon testet mjekësore te Arsenali, zyrtarizimi pritet së shpejti Ylli brazilian ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin madrilen, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme. Raportohet se negociatat kanë ngecur për shkak të disa kërkesave të rëndësishme financiare të lojtarit.
Nëse Vinicius largohet nga “Santiago Bernabeu”, Arsenali konsiderohet destinacioni më i mundshëm për brazilianin. Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta bindur të qëndrojë.
Në rast se braziliani refuzon transferimin në “Emirates”, Arsenali është gati të ndryshojë objektiv dhe të tentojë t’ia rrëmbejë Liverpoolit sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola. Sipas talkSPORT , londinezët janë të interesuar për francezin pasi ai ka refuzuar disa oferta për rinovimin e kontratës me PSG-në gjatë muajve të fundit.
Megjithatë, raportimet sugjerojnë se Barcola është ende më pranë një kalimi te Liverpooli nëse largohet nga Parisi këtë verë, pasi negociatat mes dy klubeve tashmë kanë nisur. Edhe nëse Arsenali arrin të futet në garë dhe t’ia rrëmbejë Liverpoolit francezin, klubi londinez do të duhet të paguajë afërsisht 162 milionë euro, që është vlera e kërkuar nga PSG për kartonin e tij./ Telegrafi
