Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në

0%

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës , kur policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në këtë lokacion.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin e zonës dhe duke nisur trajtimin e rastit. “Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore, të cilat po trajtojnë informatën dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme”, ka bërë të ditur Pllana.

Deri në këto momente nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar apo nëse është gjetur ndonjë pajisje shpërthyese. Policia pritet të dalë me informacione shtesë pas përfundimit të kontrolleve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi