Gruaja 97-vjeçare britanike thyen rekordin e saj duke ecur mbi krahun

0%

Betty Bromage ka thyer rekordin e saj në Guinness World Records si gruaja më e moshuar që ka realizuar një ecje mbi krahun e aeroplanit (wing walk) – një fluturim ku personi qëndron në këmbë mbi krahun e një aeroplani gjatë lëvizjes në ajër. Ajo e kishte vendosur rekordin e parë katër vite më parë.

Aksioni i saj i guximshëm kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për njësinë e trajtimit të goditjeve në tru në Cheltenham General Hospital, ku Betty mori trajtim pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2025. Tashmë ajo ka përfunduar gjashtë ecje mbi krahun e aeroplanit gjatë dekadës së fundit. “Përndryshe do të mërzitesha me jetën.

Nuk mund të ngas makinën, nuk shoh shumë mirë dhe ndonjëherë ndihem e frustruar. Prandaj dua të bëj gjërat që mundem”, tha ajo për BBC. Në moshën 97-vjeçare, disa njerëz kanë frikë edhe të dalin nga shtëpia. Betty, ndërkaq, del jashtë saj dhe qëndron mbi krahun e një aeroplani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi