Garës për transferimin e Djed Spence i është bashkuar së fundmi edhe Liverpool, bën të ditur The Sun. Anglezi ishte një nga surprizat e mëdha të listës së Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026 dhe në përgjithësi pati një paraqitje shumë të mirë.
Edhe pse mund të luajë si mbrojtës i gjithanshëm, konkurrenca këtë vit te Tottenham do të jetë shumë e madhe, ndajez anglezi mund të jetë i hapur për një aventurë të re. Tottenham ka vendosur shifrën 35 milionë euro për të lënë lirë mbrojtësin anglez, për të cilin ka kohë që ndiqet nga Inter, por edhe Milan.
Megjithatë, futja në garë e një klubi si Liverpool mund të ndryshojë komplet situatën, pasi në krahasim me dy klubet e Milanos, klubi i kuq është në situatë më të mirë financiare.
