Sonte, duke filluar nga ora , në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, Shkëndija nga Tetova do të jetë mysafire e Hibernianit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Rreth një orë para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet startuese.
Trajneri i Hibernianit, David Gray, ka vendosur të nisë me këtë njëmbëdhjetëshe: Salinger Paslak Kerr O’Hara Obita Mulligan Kaiva Major Elding Boyle Law Ndërsa trajneri i Shkëndijës, Artim Pollozhani, ka zgjedhur këta lojtarë: Ramani Trumçi Manev Meliqi Zejnullai Freitas Islami Tamba Krasniqi Kryeziu Ndzengue Dihet se ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup, të enjten.
