Altina Sulejmani diplomon me sukses të shkëlqyer në University of

0%

Ka lajme që nuk sjellin vetëm gëzim, por zgjojnë edhe ndjenjën e krenarisë kolektive. Janë ato histori që dëshmojnë se përkushtimi, puna e pandërprerë dhe besimi në fuqinë e dijes janë çelësi i suksesit. Një lajm i tillë vjen këtë herë nga Tërnoci, ku një vajzë e re shqiptare ka arritur të kurorëzojë me rezultate të jashtëzakonshme një etapë të rëndësishme të jetës së saj akademike.

Altina Sulejmani, e lindur më , ka diplomuar me sukses të shkëlqyer në Fakultetin Ekonomik të University of Greenwich në Londër, duke përfunduar studimet brenda afatit të rregullt dhe me rezultatet më të larta.

Arritja e saj përfaqëson shumë më tepër sesa marrja e një diplome universitare; ajo është fryt i viteve të tëra të përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhur, si dhe dëshmi se ëndrrat bëhen realitet kur mbështeten mbi dije dhe këmbëngulje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ceremoninë solemne të diplomimit, Altina u dallua mes bashkëmoshatarëve të saj për rezultatet e larta akademike, duke kurorëzuar me sukses një rrugëtim universitar të mbushur me sfida, angazhim dhe përkushtim maksimal.

Ky moment i veçantë shënoi jo vetëm përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së saj, por edhe fillimin e një rruge të re profesionale, me horizonte të gjera dhe mundësi të shumta. Suksesi nuk njeh kufij Edhe pse e lindur dhe e rritur në Londër, Altina mbetet fort e lidhur me origjinën e saj shqiptare.

Ajo është vajza e Imranit dhe Nermines (Minkës), me prejardhje nga Tërnoci, dhe vjen nga familja Sulejmani, një familje e njohur për vlerat e saj njerëzore, traditën, edukimin dhe kontributin e vazhdueshëm si në vendlindje, ashtu edhe në mërgatë. Në këtë familje, arsimi ka qenë gjithmonë një ndër shtyllat kryesore mbi të cilat është ndërtuar e ardhmja e brezave.

Me emocion të veçantë, Altina ndau edhe në rrjetet sociale gëzimin e diplomimit, duke e cilësuar atë si një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.

Në mesazhin e saj, ajo shprehu mirënjohje të thellë për profesorët, mentorët dhe universitetin për mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar gjatë studimeve, ndërsa falënderimet më të veçanta ia kushtoi familjes, e cila ka qenë mbështetja e saj më e madhe në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Sipas Altinës, kjo diplomë nuk përfaqëson fundin e një rruge, por fillimin e një kapitulli të ri, me përgjegjësi edhe më të mëdha dhe me synimin për të vazhduar zhvillimin akademik e profesional me të njëjtin përkushtim, disiplinë dhe ambicie që e kanë karakterizuar deri më sot.

Kur dija bëhet krenari Lajmi për suksesin e saj është pritur me entuziazëm dhe krenari nga familjarët, miqtë, bashkëvendësit dhe bashkatdhetarët në mërgatë, të cilët e kanë përjetuar këtë arritje si një sukses të përbashkët.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po dëshmojnë potencialin e tyre në universitetet më prestigjioze të botës, historia e Altina Sulejmanit është një shembull frymëzues se talenti, puna dhe edukimi nuk njohin kufij. Ky sukses është një krenari jo vetëm për familjen Sulejmani, por edhe për Tërnocin, për gjithë Luginën e Preshevës dhe për komunitetin shqiptar në mërgatë.

Ai dëshmon se ruajtja e identitetit kombëtar mund të ecë krah për krah me arritjet akademike dhe profesionale në arenën ndërkombëtare. Historia e Altinës është një mesazh shprese për të rinjtë: se investimi në dije është investimi më i sigurt për të ardhmen dhe se puna e ndershme shpërblehet gjithmonë.

Ajo dëshmon se rrënjët nuk harrohen kurrë dhe se suksesi individual shndërrohet në krenari kolektive kur mbështetet mbi vlera, edukim dhe dashuri për vendin e origjinës.

Burimi: Bota Sot