Kriza në Ceuta e trondit edhe futbollin

0%

Kriza e rëndë migruese në Ceuta nuk po shkakton pasoja vetëm në planin politik dhe diplomatik, por tashmë po e prek edhe futbollin. Brenda koalicionit qeverisës në Spanjë janë shtuar zërat që e kërkojnë rishikimin e bashkëorganizimit të Kupës së Botës 2030 me Marokun.

Partia e majtë Sumar, pjesë e qeverisë së kryeministrit Pedro Sanchez, e ka paraqitur një mocion në parlament ku kërkon që Spanja ta rishqyrtojë organizimin e turneut së bashku me Marokun dhe Portugalinë.

Sipas kësaj force politike, ngjarjet e fundit në Ceuta dhe mënyra se si autoritetet marokene e kanë menaxhuar situatën ngrenë shqetësime serioze në aspektin e të drejtave të njeriut dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mocioni nuk e kërkon përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit, por e fton qeverinë spanjolle të analizojë nëse ekzistojnë ende kushtet politike dhe etike për ta vazhduar projektin e përbashkët. Edhe në Portugali ka nisur një debat i ngjashëm.

Partia e majtë Livre ka ngritur dyshime për bashkëpunimin me Marokun pas krizës së Ceutës, duke e kërkuar një reflektim mbi ndikimin që kjo situatë mund ta ketë në organizimin e Kupës së Botës 2030. Nga ana tjetër, qeveria e Pedro Sánchez e ka mbrojtur bashkëpunimin me Rabatin.

Kryeministri spanjoll i ka falënderuar autoritetet marokene për bashkëpunimin në menaxhimin e krizës, megjithëse kjo qasje është kritikuar nga opozita dhe nga një pjesë e partnerëve të tij politikë.

Kriza në Ceuta shpërtheu pasi dhjetëra mijëra persona e kaluan kufirin nga Maroku drejt enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, duke e krijuar një emergjencë humanitare dhe tensione të forta politike mes vendeve evropiane.

Pavarësisht polemikave, FIFA vazhdon ta konsiderojë të pandryshuar projektin e Botërorit 2030, i cili është planifikuar të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshjet ceremoniale do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai për ta shënuar 100-vjetorin e Kupës së Botës..

Burimi: Bota Sot