Çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe Gimbo, kanë shënuar një tjetër moment të veçantë në lidhjen e tyre të dashurisë. Dyshja ka festuar 5-mujorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga kjo ditë speciale.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Selin dhe Gimbo treguan atmosferën e festës së tyre, ku nuk mungoi torta me qiri dhe dedikimi i ëmbël: “Duke krijuar momente bashkë”. Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-së, ku fillimisht shumë prej ndjekësve e panë afrimin e tyre si një marrëdhënie të krijuar nga rrethanat e reality show-t.
Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo dëshmuan se lidhja e tyre ishte e vërtetë, duke vazhduar romancën edhe jashtë kamerave. Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre është bërë më e konsoliduar. Çifti ka nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë, ndërsa shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e tyre e përditshme.
Selin është parë gjithashtu e afërt me familjen e Gimbos, duke vizituar shpesh Istogun, vendlindjen e tij.
