Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në afatin kalimtar të verës. Edhe pse ka afruar tetë përforcime të reja nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, klubi londinez tani është gati të shesë plot 11 futbollistë, me synimin për të arkëtuar afro 573 milionë euro nga largimet e tyre.
Sipas Mirror , drejtuesit e Chelseat po punojnë për të balancuar skuadrën pas investimeve të mëdha gjatë verës. Xabi Alonso ka përforcuar ekipin me emra si Morgan Rogers, për të cilin Chelsea pagoi rreth 136 milionë euro, Maxence Lacroix, Danny Welbeck, Jordan Henderson, Valentín Barco, Geovany Quenda, Marc Ballestra dhe Emmanuel Emega.
Megjithatë, ardhjet e shumta kanë bërë që skuadra të mbingarkohet, ndaj klubi është i gatshëm të ndahet me disa emra të njohur. Në mbrojtje, Trevoh Chalobah është shumë pranë transferimit te Como për rreth 36 milionë euro.
Gjithashtu, Axel Disasi është në shitje për 29 milionë euro, Benoit Badiashile vlerësohet me 35 milionë euro, ndërsa Malo Gusto mund të largohet nëse mbërrin një ofertë prej 87 milionë eurosh. Në repartin e mesfushës, Enzo Fernandez vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm. Chelsea kërkon rreth 139 milionë euro për argjentinasin, i cili u transferua nga Benfica në janar të vitit 2023.
Edhe Pedro Neto nuk konsiderohet i paprekshëm. Portugezi mund të largohet nëse ndonjë klub ofron rreth 81 milionë euro. Ndryshime të mëdha priten edhe në repartin ofensiv. Ardhja e Danny Welbeck ka shtuar konkurrencën, duke bërë që disa sulmues të jenë në listën e largimeve.
Liam Delap është një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa Nicolas Jackson, i cili vlerësohet me 75 milionë euro, ka zgjuar interesimin e Aston Villas pas huazimit të tij te Bayern Munich.
Xabi Alonso përgatit transferimin tronditës të verës – kërkon yllin e Arsenalit te Chelsea Chelsea është i gatshëm të dëgjojë oferta edhe për Marc Guiu, që vlerësohet me 29 milionë euro, si dhe për Emmanuel Emegha, me një vlerë prej 23 milionë eurosh. Në listën e largimeve është edhe David Datro Fofana, kartoni i të cilit vlerësohet me rreth 3.5 milionë euro.
Në total, nëse realizohen të gjitha këto transferime sipas vlerësimeve aktuale, Chelsea mund të arkëtojë afro 573 milionë euro, duke financuar kështu projektin e ri të Xabi Alonsos dhe duke ulur ndjeshëm numrin e lojtarëve në skuadër./ Telegrafi
