Situata e Rodrit është bërë interesant orëve të fundit. Kur pritej që Real Madridi të niste ofenzivën për të, është Barcelona që po përparon në këtë situatë. Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se kanë nisur bisedimet mes lojtarit dhe skuadrës së madhe spanjolle. Rodri thuhet se e preferon opsionin e kalimit te Barça.
Rodri i ka hapur sot dyert Barcelonës, duke bërë të ditur gatishmërinë e tij për të negociuar kushtet e kontratës. Barça mbetet e kujdesshme duke pasur parasysh përfshirjen e Real Madridit dhe po punon në heshtje këtë situatë.
