Modelja Demi Rose, është parë duke ekspozuar format e saj të famshme për herë të parë pas tre vitesh. Ish-modelja e Instagramit, tashmë 31 vjeçe, bëri që të gjithë të kthenin kokën nga ajo në Ibiza, teksa u shfaq me një bikini seksi. Demi, e cila u bë e famshme dhjetë vite më parë, u kujtoi fansave pse e kishin pëlqyer aq shumë, ndërsa ecte përgjatë plazhit.
Demi Rose E njohur për linjat e saj trupore të spikatura, të gjitha vëmendjet ishin te modelja teksa shijonte kohën e saj në ishullin e famshëm të festave. Duke treguar se ende është në formë, Demi ekspozoi figurën e saj me një bikini ngjyrë portokalli të ndezur, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.
Demi Rose Ylli i rrjeteve sociale kishte gjithashtu flokët e gjata brune të kapura në gërsheta. Edhe pse postimi i saj i fundit në Instagram ishte në vitin 2023, Demi ende ka një numër mbresëlënës prej 17 milionë ndjekësish. Pasi u largua nga Instagrami, bukuroshja e njohur e ka përqendruar vëmendjen e saj te platforma OnlyFans.
