Shpërndaje në: Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit.
IQMT ka bërë të ditur se në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe zyrtarët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë” kanë bërë një inspektim për vlerësimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit.
“Mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe analizave për praninë e metaleve. Pas përfundimit të analizave dhe pranimit të rezultateve zyrtare, institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit të konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe zbatimin e plotë të standardeve ligjore për sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore”, thuhet në njoftimin e MINTI. Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, të martën paralajmëruar kallëzim penal ndaj kompanisë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë”.
Ai ka thënë se kjo kompani ka keqpërdorur dhe shkelur një marrëveshje për ujin e sistemit të ujitjes. Sipas tij, uji i dedikuar për ujitje për fermerët në Istog, ka përfunduar te qumështorja “Vita”. Në një konferencë për media për publikimin e analizave nga sektori i qumështit, Muja ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes së Ministrisë me “Drinin e Bardhë”.
“Siç na ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, qumështoret tona, specifikisht ‘Abrazeni’ (qumështorja Vita), e përdor ujin e sistemit të ujitjes. Uji, në bazë të rregullores për higjienë, duhet të jetë vetëm ujë i trajtuar, vetëm ujë i pijes. ‘Drini i Bardhë’ është kompania që ne dyshojmë se e ka keqpërdorur dhe e shkelur marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Bujqësisë.
Uji që ne e kemi financuar për t’u ndihmuar fermerëve të Istogut ne dyshojmë se është rikanalizuar për ta furnizuar jashtëligjshëm Abrazenin me ujë të pijes”, ka thënë ai në konferencë.
Edhe Arbëri Konfirmohet Lija e Deleve/Dhive, AUV merr masa urgjente Tutje, Muja ka deklaruar se ka kërkuar sqarime nga “Drini i Bardhë” dhe se, sipas tij, kjo kompani ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë “por se vetëm për cisterna të qumështit”. Për këtë çështje ai ka paralajmëruar kallëzim penal nga Ministria. “Të gjitha marrëveshjet do të rishikohen që shkelje të tilla…
Ujin e fermerit për ujitje, që e ka financuar Ministria e Bujqësisë, nuk mund ta marrësh për ujë të pijes e as për prodhim të qumështit. Do të trajtohet me shumë seriozitet”, ka shtuar Muja. Akuzat e Mujës i mohoi Lekë Sahatçiu nga Departamenti Ligjor i “Devolli Group”, pjesë e së cilit është edhe qumështorja “Vita”.
Në përgjigje për KOHËN thuhet që ata furnizohen me ujë direkt nga burimi me investime vetanake. “Nuk përdorim ujin e sistemit të ujitjes. Ne furnizohemi me ujë direkt nga burimi, sipas investimeve vetanake të bëra në vitin 2014, në vlerë mbi 1,000,000 EUR, për furnizim me ujë.
Për më tepër, ne jemi të pajisur me Leje për Shfrytëzimin e Ujit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me datë . Më tutje, ne jemi të pajisur edhe me Lejen Mjedisore, ku përfshihet shfrytëzimi dhe shkarkimi i ujërave, duke marrë parasysh edhe impiantin e pastrimit të ujit, gjithashtu investim mbi 500,000 EUR, i realizuar në vitin 2021.
Ky investim është i pari në Republikën e Kosovës nga një fabrikë e përpunimit të qumështit”, thuhet në përgjigje. Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë të enjten është bërë e ditur se kanë nisur edhe inspektimet në terren për verifikimin e produkteve të qumështit pas raportit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit.
Gati në çdo të pestin produkt të qumështit të kontrolluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), janë konstatuar përbërës të padeklaruar, si vaj palme apo qumësht pluhur.
“Pas raportit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mbi gjetjet laboratorike të mostrave të analizuara nga produktet e qumështit, Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT), në bashkëpunim me inspektorët e AUV-së, ka filluar sot një aksion të koordinuar për inspektimin e deklaracioneve dhe etiketimit të produkteve të qumështit në rrjetet e marketeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, garantimit të informimit të saktë për produktet ushqimore dhe forcimit të sigurisë në treg, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut të qumështit, duke përfshirë si produktet e prodhuara në Republikën e Kosovës, ashtu edhe produktet e importuara.
Në përputhje me Ligjin për Ushqimin dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, inspektimet janë fokusuar në verifikimin e etiketimit, reklamimit dhe paraqitjes së produkteve në treg, për të vlerësuar nëse ato janë në përputhje me rezultatet e ekzaminimeve laboratorike të kryera nga AUV”, thuhet nga MINTI.
Edhe Arbëri 3 min. më parë Baraliu: Partitë po e nënçmojnë qytetarin, kompromis për presidentin zgjidhja e vetme MINTI u ka bërë thirrje kompanive, produktet e të cilave kanë rezultuar të mos jenë në përputhje me deklaracionin e vendosur në etiketë, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për korrigjimin e etiketimit dhe tërheqjen e produkteve nga tregu.
“Në të kundërtën, në bazë të kompetencave ligjore, IQMT-ja dhe AUV-i do të ndërmarrin masa administrative dhe ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndalimin e përkohshëm të tregtimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat ligjore”, thuhet nga MINTI.
