“Ai bisedoi me të”, agjenti i Diomandes zbulon personin që bindi atë

0%

Agjenti i Yan Diomande, Nathan Campbell, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte faktori vendimtar që e bindi anësorin nga Bregu i Fildishtë të transferohej te Real Madridi, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera të mëdha evropiane.

Sipas Campbell, përkushtimi personal dhe biseda direkte e trajnerit portugez me lojtarin ndikuan shumë në vendimin për të kompletuar transferimin rekord të 19-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”. “Faktori i fundit ishte Jose Mourinho. Ai foli me të në frëngjisht të rrjedhshme, gjë që ishte shumë e rëndësishme për të”.

“Ne nuk e dinim që Mourinho fliste aq mirë frëngjisht, pasi ai nuk ka qenë trajner në një klub francez”, deklaroi agjenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dështojnë bisedimet e Real Madridit për transferimin e Rodrit, Barcelona tani në garë Campbell shpjegoi se gatishmëria e Mourinhos për të kontaktuar personalisht Diomanden dhe për t’i shpjeguar qartë idetë e tij taktike në gjuhën e lojtarit pati një ndikim të madh në vendimin final të talentit, i cili më parë ishte pjesë e Leipzigut.

“Ajo që bëri diferencën ishte koha kur ai e telefonoi Yanin dhe fakti që foli rrjedhshëm në frëngjisht për idetë e tij, projektin dhe mënyrën se si ai do të përshtatej në skuadër. Kjo tregoi se ai e vlerësonte shumë atë bisedë”. “Ishte një pikë shumë e rëndësishme. Ishte çelësi për ta bindur”, përfundoi Campbell./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi