​Ndalohen dy të dyshuar për shkaktim të lëndimit të rëndë zyrtarit të

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi pas paraqitjes së të dyshuarve me inicialet A.D. dhe L.D., në Policinë e Kosovës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosja’’.

“Në bazë të veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e bazuar, rezulton se rasti ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur më datë në Prishtinë, ku i dëmtuar është një zyrtar i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), për të cilën Prokuroria ka zhvilluar veprime intensive hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, me qëllim të sigurimit të provave dhe zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje je”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot